Non-gratat e reja/ Shikoni reagimin e Antony Blinken në Twitter

Shqipëria

Non-gratat e reja/ Shikoni reagimin e Antony Blinken në Twitter

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:27
Antony Blinken

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi SHBA vendosi të sanksionojë Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Në një reagim në Twitter ai shkruan: 

Sot, @Departamenti i Shtetit dhe @USTeasury ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Shtetet e Bashkuara dhe partnerë si Mbretëria e Bashkuar po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit.

Pas non-gratës së bujshme ndaj Sali Berishës, dhe më parë të Adriatik Llallës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, përcaktimi i ish-deputetit Rakipi dhe ish-pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, numri i shqiptarëve të shpallurve non-grata shkon në gjashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat