Basha dhe Berisha shkëmbehen në kuvend, shmangin vështrimet e njëri-tjetrit

Shqipëria

Basha dhe Berisha shkëmbehen në kuvend, shmangin vështrimet e njëri-tjetrit

Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:26
Basha dhe Berisha

Që kur njoftoi pezullimin e Sali Berishës në 9 Shtator, Lulzim Basha nuk e ka takuar më ish-kryetarin. Bashkë kanë shkëmbyer ndonjë sms ngushëllimi, ndërsa lufta mes të dyve  ka qenë e ashpër për kontrollin e selisë së PD-së.

Këtë pasdite, si rrallëherë janë gjendur pranë njëri-tjetrit në parlament. Berisha ulur mes deputetëve. Basha duke dalë nga salla. Nga foto e LSA duket se Berisha e ka shmangur kryqëzimin e vështrimeve duke kthyer kokën në anën tjetër.

Basha duket i qeshur, ndërsa ka mbyllur sytë duke përshëndetur me mimikë dikë nga deputetët.

Ditën e sotme SHBA shpallën non grata, pronarin e Tv Ora Ylli Ndroqin dhe ish-deputetin e PS, Aqif Rakipin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat