Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si tradhti deklaratën e Albin Kurtit se Kushtetuta nuk e lejon bashkimin e Kosovës me vendet e tjera.
Postimi i Spahiut:
Pse Albin Kurti tradhëtoi dje zyrtarisht kauzën e bashkimit Shqipëri-Kosovë?
Kryeministri Kosovës zyrtarisht dhe publikisht ka hequr dorë nga kauza dhe premtimi për bashkimin Shqipëri-Kosovë.
Albin Kurti ka komentuar për gazetën greke “Kathimerini” situatën e brishtë gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndër të tjera, Kurti u pyet edhe për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një referendumi. Ja si iu përgjigj ai gazetares greke.
“Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe kjo është e vështirë të ndryshohet”
Mediat shqiptare të gjitha heshtën kur kryeministri tyre foli në mediat greke.
- Askush nuk e pyeti Albin Kurtin: Pse gënjeve dhe mashtrove popullin 12 vjet kur ishe në opozitë duke premtuar bashkim me Shqipërinë?
- Pse i sulmove me akuza si tradhëtar Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Ibrehim Rugovëm kur ata deklaronin të njëjtën gjë si ty sot: “që Kushtetuta nuk lejon bashkimin me Shqipërinë”?
- Kur e mësove ti që Kushtetuta nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë sot apo para 12 vjetësh?
- Pse premtove 12 vjet se do bëje referendum populllor për ndryshimin e Kushtetutës?
- Kush ta ndryshoi qëndrimin presioni ndërkombëtar apo dashuria për kolltukun?
- Pse e shikon sot Tiranën zyrtare po aq larg sa Beogradi?
- Pse shitjen e kauzës kundër bashkimit me Shqipërinë e bëre pikërisht në mediat greke dhe jo në mediat shqiptare?
Ti mund të gënjesh kur je në opozitë,
Ti mund të mashtrosh kur del në protesta,
Por braktisja e kauzës kombëtare kur je kryeministër në detyrë ka vetëm një emër: TRADHËTI