Roskovec/ E afërmja zbulon sherrin e babait me të birin: I thoshte do të vras ty e nusen dhe do të vetëvarem

Shqipëria

Roskovec/ E afërmja zbulon sherrin e babait me të birin: I thoshte do të vras ty e nusen dhe do të vetëvarem

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:39
Kunata e 61-vjeçari

Kunata e 61-vjeçarit që vrau nusen dhe u var në pemë ka folur para mediave për problemet në familje.

Kunata: Kanë qenë shumë të mirë. Vjehrra e donte. Merushja punonte në një serë të vogël aty para shtëpisë. Kishin nja 1 vit që duheshin. Kishte 3 fëmijë ajo, i kishte lënë tek e ëma. Ai ishte shumë në rregull, punonte. Nuk ishte dakord me djalin.

Ai i thoshte mos e mbaj në shtëpi se nuk e dua. I kishte thënë djalit gjithmonë, do vras ty e atë dhe do të vetëvarem. Ziheshin shpesh për shkak të nuses.

Të gjithë punonin e bënin. Djali ka qenë me zetor duke punuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat