“Vendimi bie bashkë me ish-kryetarin”- Noka në mbledhjen e grupit të PD: Ne që dolëm shumicë kemi kërkuar bashkim

Shqipëria

“Vendimi bie bashkë me ish-kryetarin”- Noka në mbledhjen e grupit të PD: Ne që dolëm shumicë kemi kërkuar bashkim

Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:43
Deputeti Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së se bashkimi i demokratëve do të thotë rikthimi në normalitetin e para datës 9 Shtator.

Noka është shprehur se ish-kryetari Lulzim Basha mori vendim individual por me largimin e tij bie edhe vendimi për përjashtimin e Sali Berishës.

Ai ka shtuar se bashkë me kolegët e tij kanë vazhduar thirrjet për bashkim pas datës 6 Mars, ndryshe nga kreu i grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

“Bashkimi i demokratëve domethënë rikthimi në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari mori vendimin individual pa pyetur institucionet, mori edhe faturën individuale me ikjen.

Bashkë me të ikën edhe çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim domethënë tërheqje nga ankimimet pasi drejtimin e vendos vota.

Pas datës 6 Mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar axhendë tjetër përçarëse”, ka thënë Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat