Debatet në PD, Noka: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje, Bardhi: Jam në partinë time, s’të marr leje

Shqipëria

Debatet në PD, Noka: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje, Bardhi: Jam në partinë time, s’të marr leje

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:59
Pamje nga takimi

Deputeti Flamur Noka i është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë se ai është shkaktari i  kësaj gjendjeje në parti.

Ndërsa Bardhi është shprehur se është në partinë e tij dhe nuk merr leje, duke shtuar se edhe pse e morën partinë pas vendimit të gjykatës, sot thonë se gjykatat janë të Ramës.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji është shprehur se Berisha duhet të ndalë sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi te Shteteve te Bashkuara.

Debatet:

Noka: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje.

Gaz Bardhi: Unë jam ne partine time. S’të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thate vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.

Salianji: Është një mbledhje qe duhej zhvilluar 2 javë më parë! Cdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje per axhenda okulte, produkti qe jem kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartesi, me shume mjegull dhe me shume ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i sherben krijimit te ndasisë dhe propogandimit ne publik te ndarjes!

Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bere nje rrugetim te ndryshem per disa muaj; para 2 javeve ka pasur nje vendim gjykate, njera pale thote nuk e njoh por nderkohe prej dy javesh nuk e ka tjerritur pjesen e grupit qe mendon keshtu, as kryesine e partise, nuk e ka mbledh as deget, cuditerisht dorezuan dhe celsat duke e bere fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e cdo deputeti ketu ka bere fakt nje gjendje te re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë koleget qe folen. Po i kerkohet Komisionit te Rithemelimit te beje pjese te procesit deputetet dhe nuk po i kerkohet askujt tjeter.

Problemi themelor qe ka partia sot jane plaget ne bazë, ne duhet ti japim mundësi cdo demokrati te garoje ne nje proces te besueshem dhe ku jane gjithe palet! Bashkimi vjen duke u bere proces i perbashket! Po ju kerkoj dhe dicka si kolege,  secili prej jush eshte ne te drejten e vet per sa kohe flet ne cilesi personale dhe  jo ne emer te grupit por Zoti Berisha duhet te ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe cdo perfaqesuesi te Shteteve te Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njeri tjetrit, nuk mund te shpallim fakjtore ambasadoret per gabimet e dikujt! Na ka ndare jo mbeshtetja ndaj nje personi, por mbeshtetja qe i kemi dhene sigles dhe puna për demokratët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat