Gjokutaj: Amnistia fiskale është shumë më serioze se sa kanabisi, nuk bëhet me anketim

Shqipëria

Gjokutaj: Amnistia fiskale është shumë më serioze se sa kanabisi, nuk bëhet me anketim

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:05
Gjokutaj

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, juristi Genc Gjokutaj u shpreh se amnistia fiskale është shumë më serioze se sa kanabisi.

Nuk bëhet me anketime të thjeshtë, por se duhet të flasim ekspertët dhe pastaj gjendet mekanizmi ligjor, jo të fillohet nga fundi.

Gjokutaj: Amnistia fiskale është shumë më serioze se sa kanabisi. Kjo nuk mund të bëhet me një anketim të thjeshtë, por duhet të ketë një studim dhe parametra ligjorë. Ne shqiptarët kemi një problem që marrim modelin dhe arnojmë. Ne duhet të marrim një model të suksesshëm.

Duhet të flasim ekspertët dhe pastaj gjendet mekanizmi ligjor. Këtu fillohet nga fundi dhe thuhet se shqiptarët duan amnisti fiskale sepse e dinë se do të fitojnë lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat