Fatjoni, djali i Xhevair Hoxhës që i vrau nusen, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në varrimin e kësaj të fundit, por vetëm në ceremoninë e të atit.
Në ceremoninë e Merushes, nuk ka shkuar as ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë.
Ndërkohë, të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e djeshme.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima Merushe Hazizi ka marrë 3 goditje me thikë në gjokse qe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.