Vjedhje, shkatërrim automjetesh, kanosje dhe mashtrim/ Një i arrestuar dhe dy nën hetim

Shqipëria

Vjedhje, shkatërrim automjetesh, kanosje dhe mashtrim/ Një i arrestuar dhe dy nën hetim

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:08
Ilustrim

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale Xh. K., 31 vjeç ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për akuza të ndryshme.

31-vjeçari në një periudhë shumë të shkurtër kohore ka vjedhur një automjet dhe ka djegur dy të tjerë, ndërsa një vjedhje ka mbetur në tentativë. Mbi autorët rëndon akuza e vjedhjes dhe shkatërrimi i pronës me zjarr.

Është vënë shtetasja nën hetim E. P., 34 vjeçe nën akuzën e “Kanosjes” ndaj shtetases E. Ll., e cila u zbulua nga mesazhet e dërguara në rrjete sociale.

Një 43-vjeçar me inicialet XH. T. është proceduar penalisht pasi mbi të rëndon akuza e mashtrimit, pasi ka marrë disa herë karburant dhe duke mos e paguar.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat