Raporti i DASH, Noka: Duhet të bëhemi bashkë të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar

Shqipëria

Raporti i DASH, Noka: Duhet të bëhemi bashkë të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:19
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat nga selia blu ka reaguar në lidhje me raportin e DASH.

Noka në fjalën e tij është shprehur se ka ardhur koha që të bëhen të gjithë bashkë për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar.

“A është sistemi i drejtësisë i pavarur raporti i DASH thotë jo. Presioni politik, burimet e kufizuara dhe korrupsioni e kanë penguar gjyqësorin që të funksionojë lirshmërisht. Shqiptarët e dinë se ka një emër që është në krye të pengmarrësve që është Edi Rama. I cili në kongresin e PD-së e urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm.

PD-ja ka votuar për një sistem të lirë të drejtësisë, por a është kjo qeveri e korruptuar raporti i DASH thotë po, kjo është një këmbanë  alarmi për shqiptarët. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë dhe të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar”, ka thënë  Noka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat