Berisha: Pas Ramës dhe ministrave të tij, për afera duhet të pyetet Lulzim Basha

Shqipëria

Berisha: Pas Ramës dhe ministrave të tij, për afera duhet të pyetet Lulzim Basha

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:32
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë parlamentit për Lulzim Bashën duke thënë se pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, ish kreu i PD duhet të pyetet për afera konkrete.

Berisha: Pyeteni Bashën, pse Edi Rama  mbylli dosjet e rusëve, me c’motiv ose në rast se e mohon na tregon një dokument të shqiptarëve që paguan në Amerikë. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nik Muzin me paratë e tij.

Duhet të ruani sensing e investigimit në interesin më të mirë të profesionit tuaj.

Nëse ka një njeri, i cili për afera konkrete duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat