Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ilir Kulla u shpreh se vendi ynë e ka më të ulët se 2% buxhetin për ushtrinë.
Ai tha se në një situatë të tillë, një vend si i joni që është në frontin e parë duhet të çojë minimumi në 5%, ashtu sikurse buxhetin për bujqësinë.
Kulla: Ne e kemi zbritur shifrën 2% që duhet të jetë buxheti për ushtrinë. Në këtë situatën e luftës me Ukrainën ne jo vetëm duhet të flasim për 2%, por një vend si i joni që është në frontin e parë duhet të çojë minimumi në 5%, ashtu sikurse buxhetin për bujqësinë.
Njëzet vite më parë sikur ta kishin rritur me 10 milionë do të ishte kapërcyer ai 2%. Ekonomia është shtylla e parë e sigurisë.