Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për grupet më të rëndësishme kriminale në vend.
Lala deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se më i rrezikshmi që duhet të kapet me patjetër është Laert Haxhia, pasi kryen vrasje për llogari të grupeve më të rëndësishme në vend.
Klodiana Lala: Për mua më i rrezikshmi që duhet të kapet është Laert Haxhiu, ka mbështetjen e një prej grupeve më të rëndësishme kriminale në vend, e kryen vrasje për llogari të tyre. Kreu i grupit që e kontrakton për të kryer krimet është i dënuar në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Ka precizion dhe ka shumë njerëz besnikë pranë tij. Tentoi që të vriste nipin e Aldo Bares.
I dyti është Ibrahim Lici, është një ndër njerëzit që ka shumë saktësi. Edhe pse vetë nuk e pranon, qëllon me të majtën, është mëngjarash. Janë shumë të rrallë vrasësit me të majtën. Në dijeninë time ndodhet jashtë vendit. Më pas, Jani Aliaj, Talo Çela, i fundit është Erion Llapushi.