Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot në emisionin ‘Opinion’ për grupet më të rrezikshme kriminale në vend.
Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndër 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, më i rrezikshmi ishte Laert Hoxha i cili gjuante me armë edhe ndaj forcave të policisë prandaj këta të fundit druheshin të organizonin operacione ndaj tij.
Gazetari investigativ Artan Hoxha: Këta nuk janë asnjëri në nivelin e bossit. Mbase janë në rrugën për t’u bërë të tillë por deri tani akoma nuk janë në atë hierarki. Ajo çfarë i bën tejet të rrezikshëm është fakti se këta janë të gjithë qitës të cilët mund të vrasin vetë.
Nga këta më i rrezikshmi është Laert Hoxha, këtë nuk e kap as policia sepse qëllon me armë ndaj tyre. Pra edhe ata e kanë të pamundur ta kapin sepse i sulmon me armë.