Berisha: Propozimi për zgjedhjen e kreut të PD pas zgjedhjeve vendore dhuratë për Ramën

Shqipëria

Berisha: Propozimi për zgjedhjen e kreut të PD pas zgjedhjeve vendore dhuratë për Ramën

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:09
Berisha

Ish-kryeministri Berisha konsideron një dhuratë për Edi Ramën idenë e hedhur në fillim nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj që zgjedhjet për kryetarin e PD të mbahen pas zgjedhjeve vendore të 2023.

Berisha: Me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për ti dhuruar Edi Ramës pushtetit vendor. Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, po përpiqet të shfrytëzojë pengjet si e si. Ju jeni dëshmitarë vetë. Nuk doja ti thoja këto.

Nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen, doli platforma që kreu i partisë të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte për Edi Ramën.

Edhe në draftplatformën për bashkimin e bërë publike sot, Alibeaj nuk përfshin ish-kryeministrin Berisha por parasheh kthimin në grupin e PD të deputetëve të pezulluar dhe përjashtuar në janar nga Këshilli Kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat