Drejtori i Komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga ka thënë se lajmi që kryeministri shqiptar, Edi Rama është shoqëruar nga policia gjermane pasi nuk ka mbajtur maskë është i vjetër.
Ai tha se çështja nuk kishte të bënte me masë, por më sjelljen e keqe të një anëtari të ekuipazhit.
“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua qe atë ditë”.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022
Në anën tjetër, sipas medias gjermane “SPIEGEL”, Rama është shoqëruar nga policia e shtetit gjerman pasi ka refuzuar që të mbajë maskën në avion.
“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale”, shkruan mediumi gjerman.
“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/15/auto_media-gjermane1650029340.jpg)
“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane.