Avokatët e Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, akuzuan gjykatën dhe prokurorinë për proces të parregullt në gjyqin për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.
Sipas mbrojtësve ligjorë, prokuroria ka si provë te vetme dëshminë e një të penduari.
I cili është dënuar me 25 vjet burg për krime të rënda.
"Është montuar një proces me disa të arrestuar dhe disa në kërkim në kushtet që nuk ka asnjë provë por bazuar vetëm në deklarimet e një shtetasi të dënuar me 25 vite burgim."