SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili akuzohet për shpronësimin e pronave në Shëngjin.
Vendimi është bërë me dije ditën e sotme ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar dhe vendimin për 11 personat e arrestuar, ku mes të dënuarve në burg është edhe vëllai i ish- deputetit socialist Arben Ndoka, motra e tij dhe 9 të tjerë.
Sipas njoftimit:
Gjevi Ndoka vëllai i ish- deputeti socialist u dënua me 10 vite burg. Dënimi do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
Mimoza Ndoka është dënuar me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Emanuel Gjura, u dënua me 6 vite burg i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Zef Lazri, u dënua me 4. 8 vjet burg i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Bledi Ndokaj, u dënua me 6.8 vjet burg, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Luigj Paloka u dënua me 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Paulin Simoni, u dënua me me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Genc Zeneli, u dënua me 2 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Marjeta Perskura, u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vlash Gazuli, u dënua 2 vjet e 8 tetë muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kol Lleshi, u dënua me 2 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera.