Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ripërsëritur qëndrimin se Sali Berisha nuk eshte pjesë e grupit të Partisë Demokratike.
Ne nje konference me gazetaret, Alibeaj tha se te gjithe deputetet dhe kryetaret ne detyre te degeve te PD, kane shqetesimin se procesi qe po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit ne baze, eshte i njeanshem dhe percares.
Pyetje: Ju jeni kundër përjashtimeve që po bëhen në procesin e njëanshëm në bazë, por pse jeni pro përjashtimeve kur bëhet fjalë për rastin e Sali Berishës?
Enkelejd Alibeaj: Jo unë por të gjithë deputetët por dhe kryetarët në detyrë të degëve të PD kanë këtë shqetësim, që është proces i njëanshëm e përjashtues në bazë.
Është shqetësim i tyre i sjellë në kolegjin e kryetarëve dhe grupin parlamentar.
Nuk është e njëjta gjë si doni të bëni krahasimin me zotin Berisha.
Ju thashë zoti Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar në momentin kur është konstituuar grupi parlamentar i PD në legjislaturën që zhvillon parlamenti.
Për çdo kërkesë, çështje e propozim, grupi parlamentar ka të drejtën e tij sipas procedurave përkatëse bazuar në statut e rregullore, të shprehet me votë, standarti është i njëjtë.