Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një krahasim mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku u shpreh se kjo e fundit ka “Kadastrën e Pemëve”.
“Kanë 90 miliardë pemë ndërsa Shqipëria ende s’di sa shqiptar janë në total në tokat shqiptare apo jashtë saj”, tha Spahiu.
Postimi i Spahiut:
– A e dini se Gjermania ka “Kadastrën e Pemëve”?
Kadastra regjistron: Moshën e pemës, ngjyrën, pronarin e saj, vendodhjen dhe gjëndjen “shëndetësore”.
– A e dini që një pemë e “sëmurë” para se të pritet aprovohet në Komision ekspertësh biolog.
– A e dini sa pemë kanë ata në total? – 90 miliardë
Shqipëria ende s’di sa shqiptar janë në total në tokat shqiptare apo jashtë saj?
– Shtet që s’di sa popull ka.
– Shtet që s’di sa territore shqiptare janë.
– Shtet që s’di sa prona ka.
– Shtet që ka më shumë pasuri të parregjistruara sesa , të ligjëruara apo hipotekuara.