Shiste celularë kontrabandë, vihet nën hetim 35-vjeçari

Shqipëria

Shiste celularë kontrabandë, vihet nën hetim 35-vjeçari

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar që tregtonte celularë kontrabandë është vënë nën hetim në Tiranë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar vunë nën hetim D. R. për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit në biznesin e tij policia gjeti tetë aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk kishte faturë tatimore.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat