Platforma e Alibeajt, Boçi: Tentativë përçarëse, iniciatorët po trukojnë me hile

Shqipëria

Platforma e Alibeajt, Boçi: Tentativë përçarëse, iniciatorët po trukojnë me hile

Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:54
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas platformës së shpalosur nga Enkelejd Alibeaj, ku është shprehur se një pjesë e kolegëve të tij kanë si synim përçarjen e PD-së.

Boçi tha se çdo platformë apo ide duhet të ketë miratimin e të gjithë grupit.

Sipas tij, platforma e Alibeajt po trukon atë që mendojnë deputetët dhe po luan me ndjeshmërinë e tyre.

“Unë kam kërkuar që për çdo ide, apo të tillë platforme, të ketë një miratim në kryesinë e grupit parlamentar, dhe më pas vendimmarrja i takon grupit parlamentar. Iniciatorët duket që trukojnë me hile në raport me atë çka duan deputetët, duke prekur ndjeshmërinë e tyre. I mbështesë në shqetësimin e tyre për të pasur një PD të bashkuar, por duhet të jemi koshientë që vendimmarrja kalon në një procedurë miratuese detyruese. Nuk mund të marrë grupi parlamentar atribute politike. Tendenca e disave, e një grupi të vogël, jo e gjithë deputetëve në tërësi, për të krijuar dy PD, është një tentativë përçarëse dhe nuk frymëzon apo sjell bashkim, dhe duhet ndalur,”- shprehet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat