Presidenti? Boçi: Rama do emërojë një person që i bindet, bashkimi i PD-së nuk bëhet me shpikje platformash

Shqipëria

Presidenti? Boçi: Rama do emërojë një person që i bindet, bashkimi i PD-së nuk bëhet me shpikje platformash

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:47
Luçiano Boçi

Teksa qeveria po përgatitet për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit duket se opozita e ndarë në dy grupime nuk ka interes, kjo  dhe për vetë faktin se qeveria i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë.

Mungesën e interesit për këtë proces e konfirmon edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili  tha se ka bindjen se do të jetë një person i emëruar që do t’i bindet urdhrave të Edi Ramës.

"Opozita nuk ka interes të madh për çështjen e Presidentit. Rama ka kapur të gjitha pushtetet, i kishte mnbetur vetëm Presidenti. I ka ardhur momenti dhe nuk kam asnjë dyshim që do ta kapë përmes emërimit në atë post sepse zgjedhje nuk ka të një personi që i bindet atij. Do të jetë një person i emëruar nga Rama. Kështjella e fundit e një pushteti të pavarur bie në Shqipëri por nuk ndryshon asgjë, Shqipëria është një regjim, drejtohet nga një bandë e organizuar e cila ka dalë me duart në xhepat e shqiptarëve duke vjedhur me afera korruptive, megaskandale, për të cilat të jetë i bindur se një ditë ai dhe banda e tij do japin llogari."

Deputeti Boçi komentoi edhe platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike, nga ku tha se bashkimi nuk arrihet me thirrje dhe shpikje platformash, por vetëm me proces zgjedhor.

"Nuk arrihet bashkimi as me thirrje, as me emocione por as me shpikje platformash të veçanta pavarësisht se nga vijnë dhe si vijnë. Bashkimi realiziohet përmes proceseve zgjedhore. Platformat do të ekzistojnë pro janë të karakterit subjektiv, ndonjëherë kanë prapavija të tjera që lexohen nën rreshta dhe kanë mungesë sinqeriteti. Kam kërkuar dhe dje që këto platforma së pari duhet të marrin miratimin e Kryesisë së grupit para se të bëhen mediatike. Kam lexuar shumë platforma gjatë kësaj kohe dhe janë krejtësisht individuale  përderisa ne si deputetë të grupit parlamentar nuk kemi diskutuar ndonjërën prej tyre".

Jo pak zhurmë bëri deklarata e Edi Ramës nga Kongresi i PS, ku i bëri thirrje  SPAK të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por për Luçiano Boçin kjo deklaratë nuk e ka habitur, madje e akuzon Kryeministrin për intimidim të drejtësisë për ta bërë konfuze të  hedhë hapa të gabuara.

"Nuk habitem për deklaratën e Ramës, ai ka lobuar fort që të kemi një qëndrim të tillë. Ka lobuar dhe po lobon fort duke intimiduar madje dhe drejtësinë që ajo të bëjë hap të gabuar në drejtim të një hetimi në erë që nuk ka një objekt të caktuar por thjesht për të turbulluar paksa situatën dhe për të mbajtur gjallë konfliktin e PD. Ata që bëhen zëdhënës të Ramës dhe nuk e kuptojnë veprojnë si njerëz jopolitik dhe aspak nuk jam i gëzuar. Do kërkoja që qëndrimet tona të jenë të unifikuara, sidomos për raste të tilla."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat