Mungesa e investimeve ka detyruar banorët që ta braktisin fshatin Bërshi në Klos. Ata që kanë mbetur ankohen për rrugën e dëmtuar dhe mungesën e një sistemi vaditës.
Fshati Bërshi në Klos është braktisur dy herë.
Nga pushteti lokal që prej vitesh nuk ka kryer asnjë investim dhe banorët të cilët shërbimet e munguara i kanë gjetur tjetërkund.
Këta fëmijë në mos të vetmit janë të paktit që i japin gjallëri fshatit.
Në shtëpitë që ende nuk janë rrënuar jetojnë vetëm të moshuar.
"Na kanë ikur fëmijët."
"Kemi mbetur ca pleq, kalamajtë në Greqi."
Rruga e dëmtuar dhe mungesa e sistemit vaditës ua vështirësojnë jetesën banorëve të mbetur.
"Uji vaditës që kur është prishur sistemi nuk ka."
"Rruga copë-copë, duhen 15 mijë lekë për vajtje-ardhje në Klos."
Ua kanë premtuar gjatë fushatave elektorale por pasi u kanë marrë votën pushtetarët nuk ua kanë hedhur më sytë.
"Na premtojnë në fushatë, na mbajnë me rrena."
"Xhepat e vet i kanë mbushur plot."
Rritjen e çmimeve e kanë vështirë ta përballojnë me pensionet minimale që marrin.
"Me pensionin tim marr një kuintal miell."
Investimet dhe shërbimet e munguara rrezikojnë që fshati Bërshi të braktiset edhe nga ata pak banorë të mbetur.