Eris Shehaj është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino.
Procesi i votimit që u mbajt sot në Gjirokastër u mbyll në orën 17:00.
Menjëherë më pas nisi procesi i numërimit që nxori me 53% të votave, fitues Shehajn.