Nga sot Partia Demokratike Kukës do të drejtohet nga Admir Sinamati, i shpallur fitues me 669 vota. Ai garoi i vetëm, pasi kandidati Irel Elezi, një ore pas fillimit të procesit u tërhoq nga gara.
Sinamati u zgjodh me 669 vota, ndërsa rivali i dorëhequr Irel Elezi mori 58 vota.
Të pavlefshme ishin 5 vota, ndërsa të dëmtuara 1
Në këto zgjedhje morën pjesë 732, anëtarë të PD-së.
Admir Sinamati është pjesë e grupit të Rithemelimit të PD-së.
Ndërsa Elezi, i tërhequr sot nga gara për kreun e PD-se dega Kukës, është një zë kritik brenda strukturave. Në shume raste ai ka qenë kundër Lulezim Bashes, por dhe tani me grupin e rithemelimit, gjë e cila këto dite dhe sot u thellua dhe me tej.
Irel Elezi, u tërhoq nga gara për shkak te manipulimit të listave të emrave.