Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar nga policia e Durrësit.
Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi i B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se B. V. është autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Arrameras, në vitin 2021, bimë të cilat u asgjësuan nga Policia gjatë një aksioni policor.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.