Kavajë/ Shtetasi me probleme të shëndetit mendor godet me thikë 61-vjeçarin

Shqipëria

Kavajë/ Shtetasi me probleme të shëndetit mendor godet me thikë 61-vjeçarin

Më: 18 prill 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të hënë në mëngjes.

Pasi është qëlluar me thikë nga një banor i fshatit Gosë të Kavajës.

Policia njofton se rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, 50-vjeçari me iniciale G.M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin me iniciale N.V., që është dërguar menjëherë në spital.

50- vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shpallur në kërkim, por ende nuk është kapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat