Një aksident i trefishtë është shënuar mesditën e sotme, 18 prill në Korçë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen nr. 14, Korçë, janë përfshirë në një aksident tre mjete konkretisht, mjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip "Opel", i cili ndodhej i parkuar në rrugë.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi j mjetit "Land Rover", shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.