Edi Rama takohet me Tony Blair në Tiranë

Shqipëria

Edi Rama takohet me Tony Blair në Tiranë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 10:10
Edi Rama dhe Tony Blair

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Klan News raporton se takimi është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Socialistët pritet që të propozojnë emrat për presidentin e ri të Shqipërisë, por edhe të dalin me një qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, Aqif Rakipi, u sanksionua financiarisht nga Departamenti i Thesarit të ShBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat