Analisti Ben Andoni komentoi vendimin që mori sot Partia Socialiste për të mos përjashtuar deputetin Orlando Rakipi, pasi i ati ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA.
Andoni tha se mënyra se si u investua te Partia Socialiste për një personazh të panjohur, tregon që mbështetja ndaj këtij personazhi është shumë e madhe dhe bëhet “nën syrin e vëzhgimit të Edi Ramës”.
Sipas tij, me çfarë shihet te PS, duket që kjo lloj mbështetje që i është dhënë këtij personazhi, është shumë më e madhe.
“Votuesi shqiptar i të dy krahëve në momentin që voton e delegon votën, se nuk shprehin interesat e tyre, por të kryetarëve. Zoti Vangjush ishte në fushatë, Tom Doshi në Shkodër gjithashtu. Ka shumë fuqi në pjesën e Shqipërisë së mesme. Zoti Berisha e ka uzurpuar gjithë pjesën e PD. Nuk ka më shpresë më te PD. Për mua të dyja këto parti PS dhe PD, e kanë mbyllur misionin politik të Shqipërisë, për ta kaluar në një stad tjetër, uroj t’iu japin mundësi alternativave të tjera. Duhet të na përfaqësojnë, nuk arrijnë ta kuptojnë se qoftë ngrehina e PD por edhe PS nuk na përfaqësojnë më.”, tha ai.