“Arrestohet Taulant Balla”, reagon deputeti socialist

Shqipëria

“Arrestohet Taulant Balla”, reagon deputeti socialist

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:31
Taulant Balla

Deputeti socialist Taulant Balla reagon për një spekulim që disa media shpërndan pasditen e sotme, në lidhje me një efektiv të arrestuar.

Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me të.

Edhe pse Autoritetet policore në njoftimin e tyre bënin me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, media të caktuara e raportuan ndryshe.

Për këtë, reagoi disa minuta më parë dhe vetë deputeti socialist.

“Mua Zeni.TV vetëm me shton jetën, po kur mendoj boronicat e Gërdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e  dhëndrit dhe SPAKUN që nuk të fal as për një arkë peshk, atëherë them diçka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat