Deputeti demokrat drejton shigjetat ndaj ambasadores Kim: Pse nuk reagoi ndaj Ramës për rastin e Rakipit

Shqipëria

Deputeti demokrat drejton shigjetat ndaj ambasadores Kim: Pse nuk reagoi ndaj Ramës për rastin e Rakipit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:42
Edi Rama dhe Yuri Kim

Sot Grupi Parlamentar socialist vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj deputetit Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi iu vendosën sanksione nga Departamenti i Thesarit në SHBA.

Edi Paloka, deputet i PD, tha se pas këtij qëndrimi të Edi Ramës nuk pati asnjë reagim nga ata që në rastin e PD u shprehën se do të ndërpresin raportet me këtë parti, nëse nuk përjashtohej Sali Berisha nga Grupi Parlamentar.

“Unë një pyetje kam: pse në rastin e z. Rakipi nuk pati asnjë reagim nga ata që në rastin e PD, sipas Lulzim Bashës, e kushtëzuan përjashtimin e Berishës me marrëdhëniet me PD?”, tha Paloka në emisionin Frontline.

Duket se deputeti demokrat ka thumbuar në këtë mënyrë ambasadoren Yuri Kim, e cila sot nuk ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga socialistët për djalin e Aqif Rakipit.

“E kam thënë edhe më parë se “non grata” e z. Berisha ishte çështje lobimi, pasi nuk kanë asnjë provë dhe asnjë fakt. Në rastet e non gratave të fundit e patë që i publikuan të detajuara të gjitha faktet që çuan në vendimet e SHBA, ndërsa në rastin e Berishës nuk jepen fakte e prova”, tha Paloka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat