Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, është shprehur se presidenti i ri që do të zgjidhet do të kontrollohet nga Edi Rama, ashtu siç kontrollohen dhe institucione të tjera nga ky i fundit.
Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se Edi Rama i ka votat për zgjedhjen e presidentit dhe nuk ka nevojë për marrëveshje me opozitën.
Gent Strazimiri: Se kush e përfaqëson PD nuk e përcakton Taulant Balla, por forumet e PD më të larta politike. Presidenti nuk do të kontrollohet nga mazhoranca apo qeveria, por do të kontrollohet personalisht nga një in divid që quhet Edi Rama. Ashtu siç kontrollohet drejtësia, apo një pjesë e mediave. Rama votat i ka, nevojë për marrëveshje nuk ka.
I pyetur se nëse Lulzim Basha do të kandidojë për president do të quhet kandidat i Ramës apo kandidat konsensual, Strazimiri tha: Do të quhet kandidat konsensual nëse merr konsensus të PD-së.