Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Roland Bejko, Sekretar për Pushtetin Vendor në PD u shpreh se i vetmi i fituar në PD është Berisha.
Ai tha se Basha u largua, por ngeli dhe kriza, prandaj ata që mendojnë se kanë fituar, por në fakt kanë humbur sepse PD është pakicë kundrejt PS-së.
Bejko: I vetmi që ka fituar tashmë është Berisha, sepse po e merr partinë dhe ka filluar punë si kryetar pa e marrë detyrën si kryetar. Basha u largua, por ngeli dhe kriza, prandaj ata që mendojnë se kanë fituar, por në fakt kanë humbur.
Një pjesë afër Berishës që duan të kenë pushtet, nuk u intereson shumë nëse vijnë apo jo në pushtet. Ata duan të fitojnë në ndonjë bashki dhe të fitojnë ndonjë tender, por të humburit të mëdhenj janë ata që u ka dhënë shpresë Berisha se do të rrëzojnë Ramës, ndërkohë që PD-ja nuk është shumicë.