Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës.
Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.
Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.
Në zyrat e noterisë janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri që ra rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës, 20 prill.