Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçait Edis Reçaj në Shkodër mbrëmjen e djeshme.
Media mëson se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Perash" të Shkodrës rreth orës 21:50, 19 prill. Reçaj mbeti i plagosur me një plumb në këmbën e djathtë.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.