Sapo ishte ndërtuar, persona të paidentifikuar shkatërrojnë rrethimin e varrezave të Patosit

Shqipëria

Sapo ishte ndërtuar, persona të paidentifikuar shkatërrojnë rrethimin e varrezave të Patosit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:38
Varrezat e Patosit

Varrezat e Patosit janë dëmtuar gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Bashkia e Patosit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se është dëmtuar rrethimi i varrezave publike, ndërtimi i të cilit sapo kishte përfunduar.

“Bashkia Patos dënon këtë akt jo qytetar, e bën thirrje për të gjithë qytetarët të mbrojnë pronat publike e të raportojnë akte të tilla, të cilat jo vetëm nuk i shërbejnë askujt, por dëmtojnë imazhin e qytetit”, shkruhet në postimin në faqen zyrtare të bashkisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat