Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur pa minuta më parë në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit, në një lokal shërbimesh.
Ndërkohë që deri me tani, sipas informacioneve paraprake ka mbetur i plagosur një person nga të shtënat me pistoletë.
Mësohet po ashtu se i plagosur është në gjendje të rëndë dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – bën me dije policia.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.