Berisha: Rama do të kapë institucionin e fundit të narkoshtetit

Shqipëria

Berisha: Rama do të kapë institucionin e fundit të narkoshtetit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:54
Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha e ka quajtur një farsë vulgare dhe qesharake procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në këtë proces , Edi Rama ka vendosur të aplikojë “emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapën, shoqërinë civile të heshtë dhe të mos shqiptojë në publik emrat si dhe negociatat me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farsë vulgare.”

Postimi nga Sali Berisha:

Një farsë vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave të mafies për të kapur nga Edi Rama institucionin e fundit të narkoshtetit.

Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratorëve aferë e cila ka jehonë të fuqishme në Bruksel dhe Washington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte nje copy-paste e tubimeve të Cosa Nostras, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të skapi Berishën si ç’urdhëroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes së institucionit të fundit atij të Presidentit të Republikës për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.

Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:

1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapën!’

2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me email, të mos guxojë t’i  shqiptojë në publik emrat.

3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farsë vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë proces farsë me të cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat