Banorët e Paskuqanit protestuan këtë të mërkurë kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Në fillim të shkurtit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku garantoi banorët e Paskuqanit e Babrrusë që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe se do të përfitojnë strehim, pavarësisht nëse i kanë legalizuar ose jo.
Sipas saj nuk ka pasur një projekt të ndryshuar, për të favorizuar dikë, por bëhet fjalë për një plan që i ka fillesat që në vitet 1980 në qeverinë komuniste.
Segmenti 27 kilometra i Unazës së Madhe, përfundimi i të cilit është premtuar se do të bëhet në vitin 2023, ka shkatuar një valë protestash që nisi me Astirin e po vijon me banorët e Laprakës, Paskuqanit e Kodrës së Priftit.