Atentati në Lushnje ku mbeti i plagosur Kujtim Meta mbetet pa autor, ndërsa 44-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dinamika e ngjarjes është zbardhur, por motivet ende.
44-vjeçari, Kujtim Meta, kishte më pak se gjysmë ore që ishte ulur në këtë tavolinë, në zonën e Stacionit të Trenit në Lushnje kur i bënë atentat.
Autori hyri i vetëm në ambientin ku ndodheshin edhe disa persona të tjerë.
Shkoi drejt tavolinës ku ndodhej Kujtim Meta dhe qe ka qëlluar 4 herë nga rreth 1 metër largësi.
Plumbat e pistoletës e kanë prekur 44-vjeçarin në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas dëshmitarëve ishte i maskuar.
Autori fytyrën e fshehu pas maskës anti-Covid, syzeve të zeza dhe kapuçit e xhupit.
Për krimin përdori pistoletë me silenciator.
Pas ngjarjes u largua në këmbë në zonën e Saravës siç njihet në Lushnje dhe prej aty ka humbur gjurmët.
Kamerat e sigurisë në zonë e kanë kapur vetem duke hyrë e duke dalë me vrap, por pa i marrë një imazh të saktë që mund ta identifikojë.
Kërkimet e para të policisë nuk dhanë asnjë rezultat.
As dëshmitë e të shoqëruarve si dëshmitarë apo personit në dijeni.
Autori dhe motivet e sulmit ndaj 44-vjeçarit në lokal mbeten mister.
Kujtim Meta ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po trajtohet për plagët, ndërkohë ende nuk ka folur pse tentuan të vrasin me kafe në dorë.