Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te mbikalimi te Fabrika e Miellit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë 3 makina dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 2-vjeçar.
“Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.