Edi Rama jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë në Gjermani

Shqipëria

Edi Rama jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë në Gjermani

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:30
Edi Rama

Pak ditë më parë u njoftua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për njohjen reciproke të patentave.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se Saimiri, i cili jeton  në landin e Bavarisë, në Ingolstadtka kryer proceduarat dhe ka konvetuar patentin shqiptare për në vendi ku jeton.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shkruan se DPSHTRR i nisi palës gjermane konfirmimin e vlefshmërisë së lejes shqiptare të drejtimit dhe mbi këtë bazë ai ka tërhequr lejen gjermane të drejtimit.

Postimi:

“Saimiri, rezident në landin e Bavarisë, në Ingolstadt, kreu procedurat. DPSHTRR i nisi palës gjermane konfirmimin e vlefshmërisë së lejes shqiptare të drejtimit dhe mbi këtë bazë ai ka tërhequr lejen gjermane të drejtimit????????????????????” shkruan Rama në postimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat