Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar pasi gjendja e tij është rënduar.
Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.
Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.