Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një komunikim me mediat për çështjet më të rëndësishme në vend.
Ai ka komentuar dhe procedurat e përzgjedhjes së Presidentit, teksa e ka konsideruar mafioz atë të Partisë Socialiste. Ndërkohë ai ka zbuluar dhe një emër që sipas tij do dalë nga zarfet e PS.
“Javën e kaluar folën me fakte e argumente se Kongresi i PS ishte më i ngjashëm se me çdo tjetër me një kongres të Cosa Nostras, procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar gjatë javës në një proces tipik të Cosa Nostras.
Edi Rama për të zgjedhur Presidentin e Republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfe sekretë. E dini emrin më të përfolur nga zarfet? 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës” tha Berisha .