Fshihen krimet zgjedhore, Nga 291 kallëzime për 25 prillin, vetëm gjysma u regjistrua nga prokurorët e SPAK

Shqipëria

Fshihen krimet zgjedhore, Nga 291 kallëzime për 25 prillin, vetëm gjysma u regjistrua nga prokurorët e SPAK

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:17
Gerti Shella

INFOCIP shpalli rezultatet e raportit për hetimin e krimeve zgjedhore, si dhe shifrat e kallëzimeve që u depozituan në Prokuroritë e zakonshme dhe në SPAK në zgjedhjet për Kuvendin të mbajtura një vit më parë.

Gerti Shella deklaroi se janë gjithsej 291 kallëzime për krime zgjedhore, por rreth gjysma e tyre u regjistruan nga prokuroritë dhe SPAK-ut. Sipas tij është e paqartë arsyeja e fshirjes së këtyre kallëzimeve të bëra kryesisht nga PD-, LSI, Presidenti dhe KQZ

Gerti Shella: Ka një mospërputhshmëri midis shifrës që referon Prokuroria e Përgjithhshme dhe atyre që mblidhen në rrugë operative. Në konfirmimet që vet SPAK dha në 24 dhjetor për INFOÇIP ishin rregjistruar gjithsej 76 kallëzime penale në fushën e zgjedhjeve vetëm për dy nga nenet, pra që SPAK ka kompetencë lëndore.

Pra prej tyre, prej 76 kallëzimeve ishin gjithsej 57 procedime penale të rregjistruara ndërkohë që 6 procedime erdhën në SPAK me transferim e prokorurive të rretheve.

Në muajin prill 2021 u dokumentuan nga ekipet monitoruese të INFOÇIP me faksimile 72 kallëzime për krime të dyshuara zgjedhore që iu dërguan specifikisht SPAK-ut kryesisht nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike dhe më pak nga LSI dhe sigurisht 18 prej tyre duhet ti dërgoheshin për dijeni SPAK si sinjalizime më së shumti nga Presidenti i Republikës.

Në fillim të vitit 2022, pra përpara 2-3 javësh ne u njohëm dhe me raportin zyrtarë të institucionit për kriminalitetin dhe incidencën e krimeve të marra nën hetin nga SPAK, ku referoheshin gjithsej 45 procedime penale në fushën e zgjedhjeve të mara nga ky institucion. Këto shifra siç e shikoni kanë lëvizur, ka një pikëpyetje pse kanë lëvizur.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u depozituan në total dhe këtu kam parasysh 22 prokuroritë e rretheve, Spak-un, të paktën 291 njoftime ose kallëzime për vepra penale të dyshuara që cënojnë zgjedhjet demokratike.

Prej tyre 115 janë depozituar në Spak kurse 176 janë të depozituara në prokuroritë e rretheve. Në 6 raste është depozituar kallëzim për veprën penale të cilat ne fakt klasifikohen kunder personit, pra nuk janë krime zgjedhore, por që gjithsesi kanë sfond të pastër zgjedhor. Nuk duhet harruar një nga kallëzimet e bujshme që në fakt ka gjetur pasqyrim të konsiderueshëm dhe në media, çështja e patronazhistëve të cilat fillimisht u kallëzuan në SPAK  nga dy subjekte si Presidenti i Republikës dhe subjekte të tjera zgjedhore por që për mungesë të kompetencës i ka kaluar prokurorive të zakonshme dhe në dijeninë tonë akoma nuk ka një rezultat për hetimin e këtij procesi.

"Nga ky total prej rreth 291 kallëzimesh apo njoftimesh për krime zgjedhore të dyshuara vetë organi i Prokurorisë në të dyja degët e tij Spak-u dhe prokuroritë e zakonshme rezultojnë të kenë regjistruar si procedime penale vetëm 140. Nuk ka të dhëna se kjo është një e dhënë shqetësuese për ne që subjektet që kanë depozituar kallëzim por që më pas u janë pushuar nga prokuroria çështjet të kenë ankimuar vendimin e pushimit. Duket sikuse dhe ata vet nuk duan ta ndjekin dinamikën e shqyrtimit në gjyqësor të këtyre çështjeve penale" 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat