Trageti Vlorë-Brindisi nuk është ka mundur të ankorohet si pasojë e motit tepër të keq në portin e qytetit bregdetar në jug të vendit këtë të premte.
Burimet bëjnë me dije se mjeti lundrues është nisur në orët e mëngjesit nga Brindisi.
Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve në det, trageti është detyruar të shkojë në Radë.
Moti i keq ka përfshirë Vlorën këto ditët e fundit. Një ditë më parë, Autoriteti i Portit të Vlorës ka njoftuar të enjten se do të pezullohet lundrimi për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e qytetit dhe jashtë tij.
Ky pezullim do të vijojë gjithë ditën e sotme dhe të nesërme. Gjithashtu, ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërkohë, pritet që situata në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit të përmirësohet pas datës 23 Prill 2022, ora 10:00. Atëherë do të lejohet edhe ri-operimi nga ana e mjeteve lundruese.