Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur Kthesa e Ngurrëzës.
Mjetit tip kamioçinë ka përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.