Nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Para ditës së madhe, ata kremtojnë të premten e zezë, ritualin e kalimit nën epitaf dhe procesionin e Krishtit.
E premtja para Pashkës në Korçë, që njihet si e premtja e zezë, u kremtua nga besimtarët ortodoksë, në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.
Rituali i kalimit nën epitaf dhe procesioni i varrimit të Krishtit, mblodhën para Katedrales shumë besimtarë.
Për ngjalljen e Krishtit, besimtarëve korçarë iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë, të cilët shoqëruan procesionin përgjatë ecjes në rrugët kryesore të qytetit.
Ceremonia u përcoll nga marshe, ndërsa epitafet e shtatë kishave u ribashkuan për t’u kthyer sërish tek Katedralja.